13/07/2026
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) mori pjesë në takimin përgatitor të Forumit të Shoqërisë Civile dhe Think Tank-eve 2026 (CSF 2026), të mbajtur në Podgoricë, i cili mblodhi përfaqësues të qeverive, organizatave të shoqërisë civile dhe think tank-eve nga i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor. Si pjesëmarrëse aktive në grupin tematik të punës për Sigurinë, Reziliencën dhe Gjeopolitikën, KCSS kontribuoi në diskutimet për hartimin e rekomandimeve të bazuara në dëshmi, të cilat do të finalizohen para Forumit në Prishtinë (5–7 tetor 2026) dhe do t'u prezantohen krerëve të qeverive në kuadër të Samitit të Liderëve të Procesit të Berlinit në Podgoricë. Për më shumë informata: https://osfwb.org/csf2026/