FIERC Project Youth Grant Recipients Attend Training to Boost Community Projects

24/10/2023

Përfituesit e granteve për të rinjë të projektit FIERC marrin pjesë në trajnimin për të nxitur projektet në komunitetit

Prishtinë, 23 Tetor, 2023: Në një hap të rëndësishëm drejt nxitjes së zhvillimit të komunitetit, punësimit të të rinjve dhe bashkëpunimit ndëretnik, 15 pjesëmarrës të rinj nga gjashtë projektet përfituese të granteve nga projekti FIERC morën pjesë në një trajnim të specializuar. Kjo mundësi trajnimi u organizua për t'i ndihmuar këta aspirantë për ndryshim të përsosin projektet e tyre në komunitet dhe t'i pajisin ata me aftësitë e nevojshme për menaxhimin e suksesshëm të projektit.

Sesioni i mëngjesit i trajnimit u karakterizua nga prezantimet e projekteve dhe komentet e ekspertëve, të realizuara online. Secili nga gjashtë projektet fituese të granteve patën mundësinë t'i prezantojnë iniciativat e tyre grupit. Prezantimet u pasuan me komente nga dy ekspertë të shquar, Prof. Dr. Ulrich Wagner nga Philipps-Universität, Gjermani, dhe Dr. Werner Distler, Asistent Profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Groningenit. Këta ekspertë ofruan njohuri dhe ekspertizë për t'i ndihmuar pjesëmarrësit të forcojnë projektet e tyre dhe t'i vendosin ata në rrugën drejt suksesit.

Gjashtë projektet fituese përfshijnë: Projekti i Entuziastëve të Teknologjisë nga Kuvendi Rinor i Kosovës, Komuna e Lipjanit; TechConnect: Projekti për fuqizimin e të rinjve përmes teknologjisë nga Fondacioni BONEVET, Komuna e Kamenicës; Projekti MultiTechCraft nga Fondacioni BONEVET, Komuna e Mitrovicës; Projekti 16 Ditët e Aktivizmit nga Centar Manjinske Zajednice, Komuna e Graçanicës; Projekti Dialog për një të ardhme më të mirë nga OJQ Strong Start, Komuna e Shtërpcës; Projekti i Hartës së Turistëve nga Iniciativa Joformale, Komuna e Shtërpcës.

Pjesa e dytë e trajnimit, e cila u mbajt pasdite, u fokusua në trajnimin profesional për menaxhimin e projekteve për zhvillim dhe marrëdhënie ndëretnike. Punëtoria u drejtua nga Ardit Orana dhe kishte për qëllim t'i pajisë pjesëmarrësit me aftësi thelbësore të menaxhimit të projektit, veçanërisht duke theksuar rëndësinë e ndërgjegjësimit të kontekstit gjatë punës në mjedise ndëretnike.

I gjithë trajnimi ishte projektuar për të fuqizuar të rinjtë përfitues të granteve me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të bërë një ndikim të qëndrueshëm në komunitetet e tyre duke promovuar punësimin e të rinjve, zhvillimin e komunitetit dhe përmirësimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndëretnik.

Me drejtimin e ekspertëve dhe trajnimin e specializuar, pjesëmarrësit u larguan nga trajnimi me një sens më të fortë qëllimi dhe një angazhim të ripërtërirë për ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse. Kjo ngjarje shënon një moment historik të rëndësishëm në procesin e zbatimit të projekteve fillestare në nivel bazë dhe për të ndihmuar pjesëmarrësit të bëjnë ndryshime pozitive dhe të kontribuojnë në komunitetet e tyre.

Ky aktivitet u organizoua në kuadër të projektit FIERC, i zbatuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), në partneritet me Iniciativën e Re Sociale (NSI), dhe financuar nga Fondi i Paktit të Stabilitetit të Ministrisë së Jashtme Federale Gjermane.