Ramadan Ilazi

Udhëheqës i Hulumtimeve

logo
TELEFONI +383 38 221 420
MEDIA SOCIALE

BIOGRAFIA

Dani është kryesues i hulumtimeve në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe shërben si udhëheqës i ekipit për pakon punuese për (de) radikalizimin online dhe offline, në kornizën e projektit hulumtues të BE-së PAVE (Preventing and Addressing Violent Extremism through Community Resilience in the Western Balkans and the MENA)

Dani koordinon procesin e hulumtimit në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Liban dhe Tunizi. Dani ka PhD në Politikë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Shkolla e Drejtësisë dhe Qeverisjes së Dublin City University (DCU), Irlandë, dhe master në studime të konfliktit dhe paqes në Universitetin St. Andrews, Skoci, si bursist i Chevening. Ai më parë ka shërbyer si zëvendës ministër i Integrimit Evropian në Qeverinë e Kosovës (2015-2016), dhe para kësaj ka qenë anëtar aktiv i shoqërisë civile në Kosovë duke bashkë-themeluar Lëvizjen FOL. Punimet e tij, ndër të tjera, janë publikuar nga Qendra Evropiane për Studime të Sigurisë George C. Marshall dhe Enciklopedia e Studimeve të Paqes dhe Konfliktit Palgrave. Dani po ashtu ka marrë pjesë në “International Visitor Program- IVLP” të Departamentit Shtetëror të Shteteve të Bashkuara.