Hulumtuesi i ri/Zyrtar i projekteve
Biografia
Jon Limaj i është bashkuar Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) si Hulumtuesi i ri/Zyrtar i projekteve në qershor të vitit 2023. Ai mban një Diplomë Bachelor në Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, nga Universiteti për Biznes dhe Teknologji.
Përpara këtij roli aktual, Joni fitoi përvojë të vlefshme si praktikant në fushën e aksesit në treg, në projektin USAID Compete. Gjatë kësaj kohe, ai kreu kërkime të tregut, duke u fokusuar në trendet e industrisë dhe sjelljet e konsumatorëve në tre sektorë kryesorë të orientuar nga eksporti: Informacioni dhe Teknologjitë e Komunikimit, Përpunimi i Drurit dhe Përpunimi i Ushqimit.
Joni shërbeu gjithashtu si Koordinator Programi në Logic Plus ku mori një rol vendimtar në planifikimin dhe koordinimin e aktiviteteve të programit. Përveç kryerjes së rishikimeve të literaturës dhe mbledhjes së materialeve relevante kërkimore, ai kontriboi edhe në mbledhjen e të dhënave dhe analizën e të dhënave.