Hulumtuese dhe Zyrtare e Projektit
Jeta Loshaj ka përfunduar studimet Master në fushën e studimeve të Rusisë dhe Evropës Lindore në Universitetin Indiana Bloomington në SHBA, kurse studimet Bachelor i ka përfunduar në RIT Kosova në fushën e Politikave Publike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare.
Zj. Loshaj momentalisht punon si menaxhere e programit për drejtësi gjinore në Fondacionin Friedrich Ebert (FES) në Kosovë, dhe së fundmi është punësuar si hulumtuese dhe bashkëpunëtore e projekteve në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS). Në të kaluarën, Zj. Loshaj ka përfunduar një program praktike në Parlamentin Gjerman, si dhe ka punuar si bashkëpunëtore për Kosovë në Këshillin për Qeverisje Gjithëpërfshirëse (CIG).
Fushat e interesit për Zj. Loshaj përfshijnë politikën e jashtme me fokus ndikimin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor, marrëdhëniet multi- dhe bilaterale të Kosovës me rajonin, BE-në, dhe SHBA-të - tema për të cilat Zj. Loshaj ka publikuar disa hulumtime. Përveç gjuhës amtare shqipe, Zj. Loshaj njeh gjuhën angleze, gjermane, dhe ruse.