Harun Nuhanović

Exchange Researcher

BIOGRAFIA

Harun Nuhanović vjen nga Bosnja dhe Hercegovina. Ai ka diplomën Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci në Universitetin e Sarajevës. Tema e tij MA ishte "Tërheqja e Izraelit nga Gaza 2005: Analiza dhe Implikimet". Pasi mbrojti tezën e tij vazhdoi të shkruante opinione dhe tekste për portalet lokale. Fusha e tij kërkimore është marrëdhëniet ndërkombëtare, analiza e politikës së jashtme, Lindja e Mesme, konflikti izraelito-palestinez, Evropa Juglindore (Ballkani). Në fund të vitit të kaluar, ai botoi dy punime: "Safeguarding the Truth about Srebrenica Genocide throught Parliamentary Resolutions" dhe "Diplomatija bh diaspora: aktivizam diaspora odnos institucija prema njama". Gjithashtu, ai është aktivist në komunitetin lokal dhe anëtar i Qendrës së Avokimit të Bosnjës dhe Rrjetit Rinor Demokratik Evropian. Aktualisht, Harun po merr pjesë në Programin Rajonal të Partneritetit Rinor (RYP) si pjesë e një programit hulumtues shkëmbimi në QKSS. Udhëheqësit e rinj do të punojnë në projekte kërkimore dhe do të prodhojnë analiza të politikave në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Serbi.