Florent Gashi

Zyrtar i Projekteve

logo
TELEFONI +383 38 221 420
MEDIA SOCIALE

BIOGRAFIA

Florent Gashi ka mbaruar studimet Bachelor për Ekonomi, drejtimi “Menaxhment dhe Informatikë” dhe është në përfundim të studimeve Master drejtimi “Menaxhment dhe Biznes Ndërkombëtar” në kolegjin Universum.

Krahas studimeve ka ndjekur trajnime dhe kurse të ndryshme për informatikë, komunikim me publikin dhe politikë e lidership ku vlen të ceken trajnimi i New Media School i organizuar nga NDI-USAID, dhe Council of Europe Schools of Political Studies Strasbourg-Shkolla Politike nga PIPS etj.

Florenti ka punuar në Ministrinë e Integrimit Evropian si zyrtar i Kabinetit të Ministrës, ku detyrat e tij kanë qenë pjesëmarrja në takime dhe diskutime, organizimi i eventeve dhe menaxhimi i rrjeteve sociale të Ministrisë së bashku me zyrën e informacionit.

Gjithashtu në QKSS ka punuar si hulumtues në teren në disa edicione të Barometrit Kosovar të Sigurisë, ka punuar në disa kompani private, dhe ka qenë i angazhuar shpesh herë në punë vullnetare në disa evente.  

Nga Tetori i vitit 2021, Florenti u bë pjesë e ekipit të QKSS-së.