Anëtar i Bordit
Dr Florian Qehaja është një nga bashkëthemeluesit e QKSS dhe ka shërbyer si drejtor i saj nga viti 2011-2019. Ai aktualisht shërben si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ai ka koordinuar mbështetjen dypalëshe të Ministrisë së Mbrojtjes së Norvegjisë (përmes CIDS) në MM dhe MPB të Kosovës. Ai përfundoi programin kryesor të mbrojtjes të Kolegjit Mbretëror për Studime të Mbrojtjes (RCDS) në Londër. Florian Qehaja ka titullin post-doktor nga Universiteti i Kolumbisë (SIPA) si Studiues Fulbright. Ai është doktor shkencash në studimet e sigurisë nga Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Lubjanës. Për më tepër, ai ka diplomuar në Universitetin e Sussex-it (Mbretëria e Bashkuar) për Studime Bashkëkohore Evropiane (MA) si student i OSI/Chevening, ndërsa ka marrë Diplomë Bachelor në Drejtësi në Universitetin e Prishtinës. Ai është i martuar dhe ka dy djem.