Donika Elshani

Hulumtuese

BIOGRAFIA

Donika Elshani iu bashkua Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKKS) në Shtator 2022 si Hulumtuese.

Donika mban diplomë të nivelit Bachelor në Shkenca Politike nga PPLE College në Universitetin e Amsterdamit. Së fundmi ajo diplomoi në  Universitetin e Leiden-it në Holandë me diplomë të nivelit Master në drejtimin “Menaxhim i Krizave dhe Sigurisë”.

Para se t'i bashkohej QKSS-së, Donika punoi me disa organizata joqeveritare, përfshirë këtu Rrjetin Kosovar për Gazetari Hulumtuese, Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile dhe Rrjetin Ballkanik për Zhvillim të Shoqërisë Civile në Kosovë, si dhe në organizatën “The Global Partnership for the Prevention of Armed Conflict” dhe Institutin “T.M.C. Asser” në Hagë.