Asistente e Projekteve dhe e Hulumtimeve
Dea Fetiu është studente e nivelit Bachelor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.
Gjatë viteve të fundit, Dea ka qenë e angazhuar në disa programe të debatit formal dhe ka marrë pjesë në gara kombëtare dhe ndërkombëtare të debatit. Ajo po ashtu është pjesë e rrjetit European Youth Parliament ku angazhohet për përhapjen e vlerave evropiane në komunitetin tonë. Dea ka qenë e përfshirë edhe në disa organizata tjera si Lëvizja FOL, Debate Center, Medica Gjakova, si dhe punë vullnetare në shumë evente.
Prej marsit të vitit 2021, Dea u bë pjesë e ekipit të QKSS-së si praktikante, ndërsa prej gushtit në 2021 punon si asistente në projekte dhe hulumtime.