Ardit Orana

Hulumtues

logo
TELEFONI +383 38 221 420
MEDIA SOCIALE

BIOGRAFIA

Arditi ka përvojë disa vjeçare në organizata të ndryshme te shoqërisë civile si dhe në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Përvoja e tij përfshin hartimin dhe menaxhimin e intervenimeve që lidhen me konsolidimin institucional dhe ngritjen e kapaciteteve, koordinimin ndërinstitucional të P / CVE, fuqizimin e të rinjve si dhe integrimin gjinor në zhvillimin e politikave.

Së fundmi, ai ka shërbyer si Këshilltar i Politik për Integrim Evropian dhe Reformat në Drejtësi të Zëvendëskryeministrit të Kosovës. Ai ka përfaqësuar Zyrën e Kryeministrit (ZKM) në koordinimin e grupeve të shumta të punës në nivel qeveritar si dhe hartimin e pozicioneve kombëtare në lidhje me mekanizmat ndërinstitucionalë të nivelit të lartë mes BE-së dhe Kosovës.

Arditi ka shkruar dhe bashkëautorizuar raporte të shumta mbi temat e integrimit në BE, reformën e sistemit zgjedhor, reformën e administratës publike dhe rritjen e integrimit gjinor në nivelet legjislative vendore dhe qendrore.

Ai mban një MSc në Administratën Publike: Qeverisje Ndërkomb ëtare dhe Evropiane dhe BA në Studime Ndërkombëtare me një Specializim në Afrikën Sub-Sahariane, të dyja nga Universiteti i Leiden në Holandë.