Vlerësimi i rreziqeve në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë - Shkurt 2008 -Qershor 2017

7/11/2017

Vlerësimi i rreziqeve në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë - Shkurt 2008 -Qershor 2017
E PUBLIKUAR NGA

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)

Mbështetur nga

Ambasadës e Mbretërisë së Holandës në Kosovë

AUTORË

Shpend Kursani

Shkarko

Raporte të ndryshme thonë se mes viteve 2012 dhe 2017, rreth 315 qytetarë të Kosovës kanë udhëtuar në zona konflikti në Siri dhe Irak.  Prej tyre, më se një e treta tashmë janë kthyer në Kosovë. Një e treta tjetër besohet të jetë ende në zonat e konfliktit, duke përfshirë dhjetëra joluftëtarë, ndër të cilët ka shumë gra dhe fëmijë, ndërsa rreth 60 individë besohet se kanë humbur jetën. Numri i më se 110 të kthyerve dhe një numër i ngjashëm i të kthyerve potencialë paraqesin shqetësime rreth rreziqeve të mundshme që bartin për sigurinë dhe liritë individuale e kolektive në Kosovë e më gjerë. Sipas Barometrit të Sigurisë së Kosovës (BSK) për vitin 2016, 75 për qind e qytetarëve të Kosovës i perceptojnë luftëtarët e huaj të kthyer si kërcënim, ndërsa më shumë se 50 për qind nuk do t’i pranonin të kthyerit brenda komunitetit të tyre.