1/11/2012
Procesi i liberalizimit të vizave ka qenë pjesë e perspektivës evropiane të ofruar për vendet e Ballkanin Perëndimor (BP) në Samitin e Selanikut të vitit 2003. Përderisa të gjitha vendet e BP hyrën në njëfarë forme të modaliteteve kontraktuale për liberalizimin e vizave me BE-në, Kosova u la jashtë procesit pjesërisht për shkak të pasigurive politike për statusn dhe pjesërisht për shkak të mungesës së konsensusit të anëtarëve të BE rreth çështjes.