10/12/2008
Këshilli i Sigurisë së Kosovës (KSK) padyshim së është një ndër shtyllat kryesore në sektorin e sigurisë. Kushtetuta e Republikës së Kosovës i jep asaj prerogrativën e një institucioni bosht për bërjen e politikave dhe këshillime për çështje të sigurisë. Vlen të theksohet, se shtetet tjera kryesisht në legjislacionet e tyre e kanë paraparë Këshillin e Sigurisë si “Këshilli i Sigurisë Kombëtare” apo “Këshilli Kombëtarë i Sigurisë” kurse në rastin e Kosovës në bazë të planit të dërguarit të Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e statusit, presidentit Ahtisaari, është përshkruar si Këshilli i Sigurisë së Kosovës.