6/12/2014
Ky hulumtim ka për qëllim të paraqes një vështrim mbi bazën e të cilit do të bëhet krahasimi i rrethanave politike të të dyja vendeve ku pësuan trazirat sociale, shkaqet kryesore që çuan në këto trazira dhe mënyra e shprehjes në sipërfaqe, duke u bazuar në indikatorë të ndryshëm si pika të përbashkëta. Në këtë mënyrë, ideja është të demonstrohet se në çfarë mënyre këto trazira vendosin në pikëpyetje sistemet multietnike të Ballkanit, me fokus trekëndëshin Bosnje-Kosovë-Maqedoni, si dhe cilat mund të jenë perspektivat nga këto revolta në të ardhmën. Ky studim është përpiluar duke mbledhur informata të ndryshme nga mediat elektronike që trajtuan këtë tematikë, disa publikime, si dhe nga intervistat e real-izuara për qëllimin e këtij studimi. Së pari do të vështrojmë kontekstet politike të këtyre vendeve, dhe pastaj do të paraqesim shkaqet dhe burimin e trazirave, dhe mënyrën e shprehjës në sipërfaqe të këtyre revoltave. Në fund, ky vështrim do t’i prekë mundësitë dhe implikimet e mundshme për Kosovën.