5/05/2016
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)
NED
Sofije KRYEZIU
Ai poashtu mat perceptimet publike mbi kërcënimet e brendshme dhe të jashtme ndaj sigurisë së Kosovës. bKS shënon njërën nga nismat më të mëdha dhe madje të parën të dizajnuar, zbatuar dhe komunikuar nga një organizatë vendore think tank në Kosovë. QKSS nuk ka asnjë kufizim politik në komunikimin e gjetjeve dhe mesazheve. Në fund, bKS është unik në qasjen e tij metodologjike, siç është adaptimi enkas i metodave sasiore dhe cilësore me qëllim që të ofrojë rezultate realiste mbi perceptimin publik ndaj çështjeve që kanë të bëjnë me sigurinë.
Ky edicioni special i KSB vë në shënjestër një larmi të gjerë të aktorëve të interesuar në trendet e opinionit publik në Kosovë në fushën e sigurisë publike. Ai vë në shënjestër politikëbërësit në Kosovë si dhe në ballkanin Perëndimor; organizatat ndërkombëtare në Kosovë dhe zyrat e tyre qendrore; organizatat e shoqërisë civile vendore dhe ndërkombëtare; akademinë dhe mediat