Themelimi, operacionalizimi dhe funksionimi demokratik i Forcës së Sigurisë së Kosovës

1/06/2008

Themelimi, operacionalizimi dhe funksionimi demokratik i Forcës së Sigurisë së Kosovës
E PUBLIKUAR NGA

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)

AUTORË

Ramadan QEHAJA, Haxhi FERATI, Kosum KOSUMI, Florian QEHAJA

Shkarko

Ideja për të shkruar këtë dokument të politikave doli si rezultat i projektit të hartuar nga ekspertët e QKSS-së për “Kontrollin demokratik të institucioneve të sigurisë”. Në fazën e parë të këtij projekti ishte paraparë që të hartohet një dokument profesional i politikave për themelimin, operacionalizimin dhe funksionimin demokratik të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Hartimi dhe e tërë puna që është bërë rreth këtij dokumenti nuk do të mund të përfundonte pa ndihmën e bashkëpunëtorëve dhe donatorëve të këtij projekti. Fillimisht, vlen të përmendet mbështetja fillestare nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Kosovë (KFOS). Veçanërisht falenderojmë Universitetin “Universum” i cili na dha hapësirë t ë mjaftueshme (zyre) për vendosjen e QKSS-së.