Shthurja e sfidave të Kosovës në Trajtimin e Korrupsionit dhe Krimit të organizuar

22/01/2021

Shthurja e sfidave të Kosovës në Trajtimin e Korrupsionit dhe Krimit të organizuar
E PUBLIKUAR NGA

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë (QBPS)

Mbështetur nga

Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Beograd dhe Fondi Ballkanik për Demokraci

AUTORË

Dr Ramadan Ilazi, Teuta Avdimetaj, Mentor Vrajolli

Shkarko

Derisa vendet anëtare të BE-së i mbanin dyert e tyre të mbyllura për refugjatët, vendet në Ballkanin Perëndimor kishin vështirësi të menaxhojnë fluksin masiv të njerëzve me burime të shteruara dhe të kufizuara. Krahas kësaj, mosmarrëveshjet bilaterale hapin një rrugë tjetër të shqetësimit rreth stabilitetit për BE-në. Radikalizimi i shtuar si mbi baza nacionaliste ashtu edhe fetare, shfaq simptoma të problemeve më të thella strukturore që burojnë nga transformimi jo i plotë demokratik në rajon. Roli i BE-së ka qenë vendimtar për të siguruar që Ballkani Perëndimor të bëjë hapa të rëndësishëm në drejtimin e duhur që nga fundi i luftërave në vitin 1999.

Sidoqoftë, të dyja rastet janë simptoma të problemeve më të thella strukturore që burojnë nga transformimi jo i plotë demokratik i rajonit. Roli i BE-së dhe MB-së ka qenë vendimtar për të siguruar që Ballkani Perëndimor të bëjë hapa të rëndësishëm në drejtimin e duhur që nga fundi i luftërave në vitin 1999. Të dyja kanë investuar kapital të konsiderueshëm njerëzor dhe burime financiare për të mbështetur përpjekjet e shtetndërtimit dhe tranzicionit demokratik. Por progresi i rajonit po pengohet nga faktorë të brendshëm, si dhe nga sfidat për një politikë kohezive të BE-së ndaj rajonit në mes të rritjes së ndikimit të popullizmit të ekstremit të djathtë, veçanërisht drejt politikës së zgjerimit. Një perspektivë e dobësuar evropiane për rajonin ka të ngjarë të përkeqësojë mosmarrëveshjet bilaterale, të trimërojë elitat e korruptuara dhe të dëmtojë shoqërinë civile. Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë sfida vitale që rajoni duhet t’i kapërcejë në mënyrë që të ndërtojë qëndrueshmëri demokratike përmes sundimit të ligjit.

Ky punim jep një përmbledhje të shkurtër të sfidave me të cilat ballafaqohet Kosova në trajtimin efektiv të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këto konsiderohen si çështje tejet thelbësore për të çuar përpara vendin në arritjen e aspiratës për integrimin Euro-Atlantik. Duke u bazuar në hulumtimet ekzistuese, si dhe në intervistat me zyrtarë të sundimit të ligjit dhe shoqërisë civile, ky punim jep kontekstin e përhapjes dhe ndikimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar në institucionet e Kosovës dhe ekonominë e saj. Qëllimi i këtij punimi është të informojë lexuesin për gjendjen ekzistuese të ngjarjes dhe të diskutojë rrugën si të lëvizët përpara në trajtimin e këtyre sfidave, duke u përqendruar në forcimin e institucioneve të sundimit të ligjit.

Ky punim argumenton se transformimi domethënës në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbështetët në aftësinë e institucioneve të Kosovës për të marrë pronësinë e plotë të procesit dhe të mbahen përgjegjës ndaj publikut të tyre, si dhe ndaj BE-së, në kuadër të përmbushjes së kërkesave në procesin e anëtarësimit.

Pjesa e parë e këtij punimi përmbledh çështjet kryesore në lidhje me sfidën e korrupsionit në Kosovë dhe bashkon burime të ndryshme që kanë shkruar mbi këtë temë dhe konsideron pasojat për Kosovën, veçanërisht për ekonominë dhe funksionimin demokratik të institucioneve publike. Në të njëjtën frymë, pjesa e dytë hulumton më hollësisht sfidën e krimit të organizuar dhe përqendrohet veçanërisht në kuptimin e natyrës së krimit të organizuar në Kosovë dhe ndikimin e tij në institucione dhe ekonomi duke treguar se patronazhi politik është bërë litar shpëtimi për krimin e organizuar, dhe për këtë arsye zbatimi i dobët i ligjit i shërben interesit të elitës dhe rrjeteve të krimit të organizuar. Pjesa e tretë ofron një diskutim të shkurtër se si të ecim përpara, duke u  përqendruar në sundimin e ligjit. Rekomandimi kryesor nga kjo pjesë është shkëputja e gjyqësorit nga patronazhi politik përmes një procesi të vetingut (verifikimit) dhe lejimi i një pronësie lokale kuptimplotë për të drejtuar procesin.

Mendimi i shprehur në këtë botim nuk përfaqëson mendimin e Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Beograd ose të Fondit Ballkanik për Demokraci, as të Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara ose partnerëve të tij.

Versioni origjinal i këtij punimi është i shkruar në gjuhën Angleze.