Sfidat e sigurisë publike në Kosovë - Edicion Special i Barometrit Kosovar të Sigurisë 

5/10/2020

Sfidat e sigurisë publike në Kosovë - Edicion Special i Barometrit Kosovar të Sigurisë 
E PUBLIKUAR NGA

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)

Mbështetur nga

National Endowment for Democracy (NED)

AUTORË

Donika Marku

Shkarko

Ky edicion i posaçëm i Barometrit Kosovarë të Sigurisë (BKS) përbëhet nga katër kapituj. Raporti fillon me shpalosjen e përceptimeve të qytetarëve rreth shqetsimeve të sigurisë kombëtare. Kapitulli i dytë shpalos perceptimet e qytetarëve rreth sigurisë publike. Rrjedhimisht, kapitulli i tretë bën një lidhje në mes të përceptimeve të qytetarëve lidhur me shqetësimet dhe problemet e sigurisë publike dhe realitetit, duke analizuar arsyet që mund të kenë ndikuar në këto përceptime. Ndërsa, kapitulli i fundit ofron një varg rekomandimesh, masash që duhen ndërmarrë për të përmirësuar sigurinë publike në Kosovë.

Elemente të ndryshme ndikojnë në perceptimet e qytetarëve në lidhje me sigurinë publike. Padyshim që qëndrimet e tilla formësohen nga përvoja personale. Megjithatë, nuk mund të injorohet rëndësia e mediave dhe rrjeteve sociale në formësimin e opinioneve të qytetarëve.

Perceptimet mund të lidhen me karakteristikat personale të tilla si gjinia, përkatësia etnike, zona dhe rajoni ku të anketuarit jetojnë. Prandaj, përtej analizave të përgjithshme të të dhënave, ky edicion përfshin edhe analiza të kryqëzuara të kërcënimeve të ndryshme të sigurisë nacionale dhe publike me karakteristika personale të të anketuarëve.

Ky raport është publkuar në kuadër të programit Barometri Kosovar i Sigurisë. Perceptimet e paraqitura në këtë  raport janë përmbledhje e përgjigjeve të marra nga të anketuarit dhe tregojnë mënyrën si i perceptojnë ata institucionet. Ky nuk është vlerësim përfundimtar i punës së institucioneve që janë temë e këtij studimi. Raporti do t’u shërbejë atyre si instrument për të adresuar mangësitë e mundshme, por edhe si tregues i efektivitetit të komunikimit të tyre me qytetarët.


 

Pikëpamjet e paraqitura në këtë raport janë perceptimet e të anketuarve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë. Opinionet e shprehura në këtë raport nuk përfaqësojnë  pikëpamjet e National Endowment for Democracy (NED).