Raporti i Progresit – Made in Kosova 2010

1/10/2010

Raporti i Progresit – Made in Kosova 2010
E PUBLIKUAR NGA

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Lëvizja FOL, Instituti për Studime të Avancuara (GAP), Klubi për Politikë të Jashtme (KPJ), Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Instituti i Ballkanit pë Politika (IPOL)

AUTORË

Shkarko

Duke pritur Raportin e të Komisionit Evropian Progresit për Kosovën, disa organizata të shoqërisë civile kanë përgatitur versionin e Kosovës e këtij raporti, i cili reflekton vlerësimin vendor dhe këndvështrimin për progresin në Kosovë. Ky raport vlerëson periudhën tetor 2009 - tetor 2010 dhe mbulon fushat e mëposhtme:

Relacionet Kosovë - EU (Integrimi Evropian, roli i EULEX),

Progresin politik dhe institucional (konsolidimi i institucioneve, zgjedhjet, sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, politika e jashtme),

Progresin ekonomik (politikat ekonomike, tregtia e jashtme, sektori financiar),

Standardet evropiane (prokurimi publik, punësimi, politikat sociale) dhe

Politikat sektoriale (shoqëria civile, mediat, siguria, liberalizimi i vizave)

Secila pjesë e raportit është vlerësuar në bazë të dimensioneve të legjislacionit, funksionimin e përgjithshëm të sektorit, dhe ofron rekomandime për përmirësimin e gjendjes. Secila nga organizatat që kanë hartuar këtë raport janë të specializuara në fushat që kanë mbuluar, një pjesë e materialit hulumtues reflekton punën e tyre në monitorimin, hulumtimin, analizën dhe raportimin për një periudhë prej një viti. Për më tepër, vlerësimi është i bazuar në shumë burime primare dhe sekondare dhe në konsultimet me ekspertë nga fushat përkatëse.

Qëllimi i këtij produkti, i cili është unik për shtetet që marrin Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, është që të ofrojë një pasqyrë alternative të progresit (ku hyjnë edhe stagnimi dhe regresi) në Kosovë, duke reflektuar pikëpamjen dhe vlerësimin organizatat e shoqërisë civile të Kosovës në zonat thelbësore të qeverisjes shtetërore.

Organizatat që kanë përpiluar Raportin e Progresit Made in Kosova janë: Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Lëvizja FOL, Instituti për Studime të Avancuara GAP, Klubi për Politikë të Jashtme (KPJ), Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe Instituti i Ballkanit për Politika (IPOL).