26/11/2013
QKSS dhe FES, si udhëheqës të projektit, së bashku me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) nga Tirana dhe Analytica nga Shkupi kanë lansuar raportin e përbashkët të emëruar ‘Progresi në Evropianizimin e Sektorit të Sigurisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni’. Ky raport është financuar dhe mbështetur nga FES dhe vlerëson progresin e tri shteteve që gravitojnë ne pjesën jugore të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Kosova, dhe Maqedonia ne aspektet që lidhen me "evropianizimin" e njërit nga sektorët më kompleks - sektorit të sigurisë. Analiza krahasuese ka për qellim krahasimin e gjendjes aktuale të tri shteteve përkatëse në rrugëtimin drejt anëtarësisë në BE.