PROCESI I BERLINIT: RRUGA PËR NË BE, APO RRUGA PËR ASKUND?

23/09/2016

PROCESI I BERLINIT: RRUGA PËR NË BE, APO RRUGA PËR ASKUND?
E PUBLIKUAR NGA

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)

Mbështetur nga

Friedrich-Ebert- Stiftung (FES)

AUTORË

Donika Emini

Shkarko

Procesi i Berlinit është duke u zhvilluar në këtë moment për të garantuar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal, ku parashikohet anëtarësimi i ardhshëm i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE). Ky proces ka për qëllim që të përmbushë lodhjen e zgjerimit, e cila është krijuar si pasojë e disa deklaratave zyrtarë të BE-së për mos zgjerim të mëtejmë gjatë viteve të ardhshme;

 • Procesi i Berlinit ka qenë i iniciuar nga Kancelarja Gjermane Angela Merkel në vitin 2014, dhe përfshinë dymbëdhjetë shtete: gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor të cilat janë në faza të ndryshme të procesit të integrimit në BE (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, dhe Serbia), dhe gjashtë shtete anëtarë të BE-së (Austria, Kroacia, Franca, Gjermania, Italia, dhe Sllovenia); 

• Zgjidhja e kontesteve bilaterale përfaqëson një pjesë të madhe të procesit të Berlinit, duke u fokusuar në mosmarrëveshjet e mbetura dhe të hapura bilaterale, si dhe disa çështje potenciale që pritet të rrjedhin kryesisht me demarkacionet kufitare; 

• Përpjekjet për të zgjidhur mosmarrëveshjet dypalëshe morën formë gjatë Samitit të Vjenës, me lëshimin e deklaratës së përbashkët për çështjet bilaterale. Megjithatë, ka mungesë të mekanizmave të zbatimit apo monitorimit që do të siguronin zbatimin e zotimeve të bëra gjatë këtij procesi. Ulja e mundshme e vëmendjes, veçanërisht nga Gjermania, do të shënonte Procesin e Berlinit si “vetëm një tjetër iniciativë” pa rezultate të prekshme;

 • Ndonëse nuk ka pasur një mbivendosje me dialogun Kosovë-Serbi në zgjidhjen e njërës nga mosmarrëveshjet më sfiduese bilaterale në rajon, Procesi i Berlinit pa një qasje të re strategjike për këtë çështje, duke theksuar marrëdhëniet Shqiptaro-Serbe, me anashkalimin e Kosovës si një “elefant në dhomë” në lidhje me marrëdhëniet Shqiptaro-Serbe; 

• Procesi i Berlinit jep më shumë rëndësi, të paktën formalisht, ndaj udhëheqësve Shqiptarë dhe Serbë, ndërsa nuk ka një objektiv të qartë i cili është i fokusuar në zgjidhjen e pengesave të mbetura në lidhje me shtetësinë e Kosovës, jo-funksionalitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe ngërçit politik në Maqedoni.

Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim nuk shprehin domosdoshmërisht ato të Friedrich-Ebert- Stiftung (FES).