15/10/2014
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS); Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë (QBPS)
Sofije KRYEZIU, Isidora STAKIC
Qëllim kryesor i këtij botimi që nga fillimi është që të vlerësohet përfaqësimi i pakicës etnike shqiptare në institucionet e sigurisë së Serbisë siç janë policia, ushtria dhe xhandarmëria. Në bazë të analizës së dokumenteve dhe literaturës është zbuluar se përfaqësimi i pakicës kombëtare shqiptare në ushtri dhe xhandarmëri nuk ekziston, prandaj në këtë botim jemi përqendruar vetëm në përfaqësimin në polici. Pakica kombëtare shqiptare në territor të shtetit të Serbisë është e përqendruar në tri komuna të jugut të Serbisë: Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, prandaj ky botim do t’i kushtojë vëmendje të posaçme vlerësimit në përfaqësimin e shqiptarëve në njësitë policore në këto tri komuna.