24/06/2022
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë
National Endowment for Democracy (NED)
Dea Fetiu, Shpat Balaj
Raporti i rradhës i Barometrit të Sigurisë të Ballkanit Perëndimor shqyrton perceptimet e qytetarëve rreth integrimit të Kosovës në BE dhe bashkëpunimit rajonal e ndërkombëtar.
Ky raport përbëhet nga dy seksione. Seksioni i parë analizon perceptimet e publikut ndaj integrimit në BE, progresin e Kosovës në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit në BE, marrëdhëniet bilaterale e ndikimin e vendeve të BE-së ndaj Kosovës, si dhe vlerësimin e BE-së si ndërmjetësues në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Seksioni i dytë trajton bashkëpunimin rajonal brenda vendeve të Ballkanit Perëndimor, marrëdhëniet bilaterale dhe ndikimin e këtyre vendeve në Kosovë.
Analiza e këtij raporti bazohet në rezultatet e anketës përmes intervistave ballë për ballë me të anketuar të përzgjedhur rastësisht nga mbarë Kosova, në Shtator, 2021.