Pasqyrë krahasuese e perceptimeve për institucionet publike nga të anketuarit në Kosovë dhe Serbi

14/12/2020

Pasqyrë krahasuese e perceptimeve për institucionet publike nga të anketuarit në Kosovë dhe Serbi
E PUBLIKUAR NGA

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)

AUTORË

Plator Avdiu

Shkarko

Kjo pasqyrë është një nga produktet e projektit rajonal “Barometri i Sigurisë në Ballkanin Perëndimor” (BSBP), të udhëhequr nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) në partneritet me Qendrën e Beogradit për Politikën e Sigurisë (BCSP) në Serbi. Marrë parasysh kompleksitetet dhe dialogun politik në vazhdim mes Kosovës dhe Serbisë që potencialisht mund të çojë drejt zgjidhjes, projekti u iniciua duke lansuar anketën e parë rajonale që i targeton të dyja vendet. Ky botim i BSBP-së paraqet gjetjet e kësaj ankete të kryer njëkohësisht në Kosovë dhe Serbi gjatë periudhës shtator-tetor 2020.

Kjo pasqyrë është një nga produktet e projektit rajonal “Barometri i Sigurisë në Ballkanin Perëndimor” (BSBP), të udhëhequr nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) në partneritet me Qendrën e Beogradit për Politikën e Sigurisë (BCSP) në Serbi. Marrë parasysh kompleksitetet dhe dialogun politik në vazhdim mes Kosovës dhe Serbisë që potencialisht mund të çojë drejt zgjidhjes, projekti u iniciua duke lansuar anketën e parë rajonale që i targeton të dyja vendet. Ky botim i BSBP-së paraqet gjetjet e kësaj ankete të kryer njëkohësisht në Kosovë dhe Serbi gjatë periudhës shtator-tetor 2020Gjetjet kyçe në lidhje me besimin, perceptimin për korrupsionin dhe shpeshtësinë e kontakteve me institucionet publike nga qytetarët e të dy vendeve përkatësisht, janë si më poshtë:

Përgjithësisht, në Kosovë duket se institucionet e sigurisë janë ato që gëzojnë nivelet më të larta të besimit publik, dhe pas tyre vijnë komunat, kurse në Serbi më të besuarat rezultuan institucionet qendrore, pas të cilave vijnë institucionet e sigurisë.

Kur flitet për besimin, motivi i përbashkët që rrjedh nga përgjigjet e qytetarëve në të dy vendet është se institucionet e sigurisë, dhe në veçanti ushtrinë, i konsiderojnë ndër më të besuarit. Në të njëjtën kohë, institucionet e drejtësisë konsiderohen ndër më pak të besuarat nga të anketuarit në të dy vendet, dhe ky është treguesi kyç i pranisë së korrupsionit të përhapur në nivelet e larta në të dy shoqëritë.

Pyetjet e hapura të anketës tregojnë se në të dy vendet nuk është i vogël numri i të anketuarve që nuk kanë aspak besim në asnjë institucion - në Serbi janë 15 për qind, kurse në Kosovë 12 për qind.

Me dallime të vogla, ngjashmëritë në perceptime mes të anketuarve në Kosovë dhe Serbi u vunë re edhe në lidhje me korrupsionin. Në Kosovë, institucionet e perceptuar si më të korruptuara rezultuan të jenë Qeveria, Gjykatat, Prokuroria dhe Doganat, kurse ato më pak të korruptuara u konsideruan Forca e Sigurisë së Kosovës, pas së cilës vijnë Shërbimi Korrektues i Kosovës, Policia e Kosovës dhe komunat. Në Serbi, institucionet e perceptuara si më të korruptuara janë Prokuroria, Gjykatat, Policia e Serbisë, Qeveria dhe komunat, kurse Forcat e Armatosura dhe Shërbimi Korrektues rezultuan institucionet që perceptohen si më pak të korruptuara.

Rezultatet e anketës të BSBP-së tregojnë edhe shpeshtësinë e ulët të ndërveprimit me institucionet nga të anketuarit në të dy vendet, dhe vetëm komunat dhe policia rezultuan të jenë institucionet me të cilat qytetarët e tyre përkatës kanë kontakte më të shpeshta.

Pikëpamjet e paraqitura në këtë raport janë perceptimet e të anketuarve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë dhe Qendrës së Beogradit për Politikat e Sigurisë. Opinionet e shprehura në këtë raport nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e fondacionit National Endowment for Democracy (NED).