Parandalimi dhe adresimi i ekstremizmit të dhunshëm përmes rezistencës së komunitetit

19/09/2022

Parandalimi dhe adresimi i ekstremizmit të dhunshëm përmes rezistencës së komunitetit
E PUBLIKUAR NGA

Qendra Kosovare per Studime te Sigurise

AUTORË

Ramadan Ilazi

Shkarko

Konsorciumi PAVE përbëhet nga 13 organizata partnere me bazë në 12 vende, si dhe e vë theksin kryesor në hulumtimet me bazë lokale, me njohje të thellë kontekstuale dhe qasje të palëve të interesit brenda rajoneve në studim. Ai bën bashkë partnerë që kanë pika të forta unike dhe komplementare, si dhe fusha të përbashkëta interesi, ashtu që të nxisë mësimin dhe zhvillimin e përbashkët. Në të gjitha vendet, prijësit e komunitetit, si përfaqësuesit e shtetit në fjalë, prijësit fetarë, edukatorët, organizatat rinore dhe organizatat e grave janë konsultuar për të vërtetuar fillimisht planet e hulumtimeve, e më vonë edhe gjetjet e hulumtimit. 

Të dhënat empirike u mblodhën në shtatë vende si raste studimi, përmes një përzierjeje qasjesh cilësore, sasiore dhe të metodave të përziera, si dhe u krahasuan midis komuniteteve të zgjedhura (p.sh. komunat) të cilat janë të prekura në mënyrë joproporcionale nga ekstremizmi i dhunshëm. Faktorët e cenueshmërisë dhe elasticitetit u identifikuan në nivelin mezo të dinamikës dhe palëve të komunitetit, përgjatë tre grupimeve tematike: ndërlidhja midis ekstremizmit fetar, politik dhe etnik/sektar; ndërveprimi ndërmjet institucioneve fetare dhe atyre publike; dhe ndërveprimin midis narrativave në internet dhe jashtë tij mbi (de)radikalizimin.