Obligimet e papërmbushura: Si i qasen qeveritë e Ballkanit Perëndimor krimit të organizuar

1/02/2021

Obligimet e papërmbushura: Si i qasen qeveritë e Ballkanit Perëndimor krimit të organizuar
E PUBLIKUAR NGA

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë

Mbështetur nga

WB-OCR

AUTORË

Plator Avdiu, Shpat Balaj, Dina Bajramspahić, Imer Dulaš, Dragana Janićijević, Miloš Jovanović, Magdalena Lembovska, Benjamin Plevljak, Redion Qirjazi, Romario Shehu

Shkarko

Lufta kundër krimit të organizuar ka qenë, të paktën në nivel deklarativ, në krye të agjendave të qeverive të Ballkanit Perëndimor për gati një dekadë tani. Ky zotim shpesh ishte vetëm deklarativ, i sjellë nga aktorë të jashtëm, ku i tillë është BE përmes procesit të pranimit që përfshin gjashtëshen e BP dhe vë theksin në nevojën për të trajtuar krimin e organizuar në mënyrë më efektive.

Ndërsa perspektiva e zgjerimit konsiderohej ende e besueshme dhe e gjallë, qeveritë kishin stimuj për të investuar përpjekje në zhbërjen e rrjetit të organizuar kriminal që tradicionalisht ka qenë i organizuar më mirë sesa vetë qeveritë. Me fillimin e të ashtuquajturës lodhje të zgjerimit dhe pa ndonjë të ardhme të sigurt evropiane për gjashtëshen e BP, këta stimuj u humbën. Kjo, e shoqëruar me mungesën e nxitjes së mirëfilltë, organike për të trajtuar krimin e organizuar brenda vendeve, çoi në rënien në dëshpërim të shpresave të qytetarëve për shoqëri pa krim. Ky raport hulumtimi ka për qellim të hetojë një pjesë të problemit të përshkruar më sipër, respektivisht të përcaktojë pse qeveritë e BP nuk po i përmbushin zotimet për të trajtuar krimin e organizuar. Për ta bërë këtë, një pyetje që duhet adresuar së pari është se si dikush madje mund të vlerësojë efektivitetin e luftës kundër krimit të organizuar në gjashtëshen e BP. 

Me sa duket, ndërsa ka kuptim të përgjithshëm që rezultatet lënë për të dëshiruar, ekziston një boshllëk si në të dhënat statistikore administrative ashtu edhe në bazë të sondazheve të disponueshme për publikun, gjë që e bën të vështirë të përcaktohet se sa efektive janë përgjigjet e shtetit kundër krimit të organizuar. Kjo lë hapësirë për narrativë konkurruese në lidhje me rezultatet e luftës kundër krimit të organizuar. Kjo është arsyeja pse është e mundur të kemi, në të njëjtën kohë, një qeveri të BP që pretendon se po udhëheq një luftë shumë të suksesshme ndaj mafisë, dhe në të njëjtën kohë ka raporte të besueshme dhe ekspertë udhëheqës që pretendojnë se e njëjta qeveri është kriminalizuar thellësisht dhe lufta e përmendur ndaj mafisë nuk është veçse një marifet mediatik.  

Mendimi i shprehur në këtë botim nuk përfaqëson mendimin e Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Beograd ose të Fondit Ballkanik për Demokraci, as të Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara ose partnerëve të tij.