29/09/2025
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë dhe New Social Initiative - NSI
National Endowment for Democracy (NED)
Jeta Loshaj
Nga nëntori 2024 deri në korrik 2025, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), e mbështetur nga Fondi Kombëtar për Demokraci (National Endowment for Democracy - NED), zhvilloi gjashtë tryeza të rrumbullakëta me komunitetet në komunat e Kamenicës, Graçanicës, Vitisë, Lipjanit, Shtërpcës, dhe Gjakovës. Këto forume mblodhën së bashku zyrtarë lokalë, të rinj, shoqërinë civilee, përfaqësues të zbatimit të ligjit dhe anëtarë të komunitetit për të diskutuar mbi marrëdhëniet ndëretnike, sfidat e përbashkëta, rolin e dezinformimit dhe besimin social në nivel komunal ndërmjet komuniteteve të ndryshme në Kosovë. Në mungesë të përparimit të bashkëpunimit në nivel politik, tryezat e rrumbullakëta u konceptuan për të fuqizuar zërat lokalë dhe për të ofruar njohuri mbi reformën institucionale dhe përfshirjen ndëretnike në Kosovë.
Kjo publikim është pjesë e projektit Promovimi i Transparencës dhe Llogaridhënies Qeveritare në Dialogun Ndëretnik, i mbështetur bujarisht nga National Endowment for Democracy (NED). Mendimet dhe qëndrimet e shprehura në këtë publikim janë vetëm të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimet e NED-it