19/11/2015
Ky dokument synon të demonstrojë masën në të cilën fluksi i fundit i migrimit nga Kosova ka sfiduar procesin e liberalizimit të vizave në të dy aspektet, teknike dhe politike. Përderisa, aspekti teknik përfshin riatdhesimin e personave të kthyer në Kosovë, aspekti politik mbështetet në qëndrimin e vendeve të BE ndaj Kosovës, dhënia e mendimeve te tyre mbi procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Fundi i vitit 2014 dhe fillimi i 2015 kanë dëshmuar një valë mjaft të madhe të emigrantëve nga Kosova që kanë shkuar drejt vendeve të BE përmes të ashtuquajturës "rruga e Ballkanit Perëndimor", kryesisht nëpërmjet Serbisë me qëllim për të arritur në zonën Shengen të BE-së. Fluksi i emigrantëve ka ngritur shumë pyetje në lidhje me implikimet për perspektivën e Kosovës në BE.
Sipas autoriteteve në Prishtinë, afërsisht 50,000 (Agjencia Kosovare për Inteligjencë, 2015) njerëz u larguan nga Kosova nga nëntori 2014 deri në prill 2015, ndonëse të dhënat e publikuara nga Eurostat llogarisin afërsisht 75,000 persona (Eurostat, 2015) qëllim për të arritur vendet e BE, në të shumtën e rasteve në Gjermani. Përkatësisht, gjatë kësaj periudhe, qytetarët e Kosovës kryesuan listën e azilkërkuesve në Europë me afërsisht 74.755 aplikime, e ndjekur nga Sirëve dhe afganëve (Eurostat, 2015).
Ky dokument është përgatitur në kuadër të Programit TRAIN 2015 (Think Tank për të ofruar hulumtime dhe këshilla përmes ndërveprimit dhe rrjetizimit), i cili është mbështetur nga Zyra Gjermane Federale e Jashtme (Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore) dhe implementuar nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie të Jashtme (DGAP).