25/01/2022
Qendra Kosovare për Studime të Siguriss
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë
Infrastruktura kritike është segment i cili ndërlidhet me disa fusha të tjera të sigurisë dhe mbrojtjes, më saktësisht me disa dokumente strategjike dhe ligjore të cilat janë në fuqi por edhe disa nisma të reja.
Kjo analizë ofron një pasqyrë të detajuar të mbrojtjes së infrastrukturës kritike në Republikën e Kosovës duke u bërë dokumenti i parë i publikuar në këtë fushë. Përderisa MPB ka bërë një punë shumë të mirë në hartimin e ligjit për infrastrukturën kritike, duke e vendosur Kosovën një hap para të gjitha shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor, ligji mbetet ende i pazbatueshëm për gati 2 vite që nga data e hyrja e tij në fuqi.
Fillimisht, dokumentet strategjike të cilat janë në proces të hartimit si draft Strategjia e Sigurisë Kombëtare, draft Strategjia e Mbrojtjes, draft Strategjia e Terrorizmit dhe draft Strategjia e Sigurisë kibernetike të përfshijnë mbrojtjen e infrastrukturës kritike duke siguruar koordinimin e veprimeve dhe duke shmangur mbivendosjen apo duplifikimin e veprimeve. Zyra për Planifikim Strategjik në kuadër të Zyrës së Kryeministrit duhet të koordinoj këtë proces në bashkëpunim me ministritë përkatëse.
Në anën tjetër, draft ligji për sigurinë kibernetike duhet t’i kushtoj kujdes hartimit të dispozitave ligjore të cilat mund të shkaktojnë mbivendosje me ligjin për infrastrukturë ndërsad uhet të rishikohet iniciativa për hartimin e Projektligjit për Masat e Sigurisë së Rrjeteve dhe Sistemeve të Informacionit. Tutje, draft ligji për shërbimet private të sigurisë duhet të finalizohen sa më shpejtë.