Kosova 2030: Skenarët e mundshëm të politikës së jashtme dhe të sigurisë

18/09/2025

Kosova 2030: Skenarët e mundshëm të politikës së jashtme dhe të sigurisë
E PUBLIKUAR NGA

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë

Mbështetur nga

Rockfeller Brothers Fund

AUTORË

Dr Ramadan Ilazi

Shkarko

Rrjedha e politikës së jashtme dhe të sigurisë së Kosovës gjatë dekadës së ardhshme do të  formësohet nga një grup i kufizuar variablash shumë të rëndësishëm. Këta faktorë ndryshojnë si në ndikim ashtu edhe në parashikueshmëri, por së bashku ata përcaktojnë se çfarë është e mundur dhe çfarë është në rrezik për Kosovën deri në vitin 2030. 

Harta e faktorëve nxitës (Figura 1) ofron një qasje të strukturuar për të kuptuar këtë perspektivë, duke nxjerrë në pah çështjet më të rëndësishme dhe duke identifikuar se ku pasiguria është më e madhe. Harta e paraqet secilin faktor nxitës përgjatë dy boshteve: ndikimin e pritshëm të tij në politikën e jashtme dhe të sigurisë së Kosovës, dhe nivelin e pasigurisë bazuar në trendet aktuale, varësitë e jashtme dhe paqëndrueshmërinë politike. Analiza jonë nuk është një parashikim, por një vështrim mbi rreziqet, që synon të sqarojë se ku duhet të përqendrohet energjia, burimet dhe diplomacia e Kosovës në vitet e ardhshme.

Tre faktorë nxitës zënë kuadrantin e sipërm djathtas të hartës: ata që janë njëkohësisht me ndikim të lartë dhe shumë të pasigurt. Këto janë çështjet që do ta formësojnë të ardhmen e Kosovës më shumë se çdo çështje tjetër, por ku rezultatet janë gjithashtu më pak të sigurta.