Kërcënimet hibride në një peizazh gjeopolitik në ndryshim: : LUFTA NË UKRAINË DHE IMPLIKIMET E SAJ PËR KOSOVËN DHE BALLKANIN PERËNDIMOR

16/12/2025

Kërcënimet hibride në një peizazh gjeopolitik në ndryshim: : LUFTA NË UKRAINË DHE IMPLIKIMET E SAJ PËR KOSOVËN DHE BALLKANIN PERËNDIMOR
E PUBLIKUAR NGA

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë dhe New Social Initiative - NSI

Mbështetur nga

Open Society Foundations—Western Balkans

AUTORË

Adelina Hasani, Vadym Chernysh, Viktoriia Voronina

Shkarko

Rusia historikisht ka mbajtur lidhje të ngushta me popujt sllavë, me të cilat kanë të njëjtën fe dhe kujtesën kolektive historike. Këto afinitete i kanë mundësuar Moskës të kultivojë lidhje të forta në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht me shtetet me shumicë sllave si Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Ndërkaq, ndikimi rus në Shqipëri është minimal, ndërsa në Kosovë ai ushtrohet kryesisht përmes popullsisë serbe.1

Ambicia e Rusisë për të zgjeruar ndikimin e saj në rajon është intensifikuar teksa përpiqet të imponohet si një fuqi e rëndësishme si në politikën rajonale ashtu edhe në atë globale. Ky rivalitet gjeopolitik pasqyrohet në mbështetjen e Moskës për forcat nacionaliste, të cilat ajo i shfrytëzon për të ndezur tensionet ndëretnike, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Këto dinamika minojnë stabilitetin rajonal dhe ngadalësojnë përparimin e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE dhe NATO. Megjithatë, derisa shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor vazhdojnë të ndjekin rrugën drejt anëtarësimit në NATO, por edhe të gjitha synojnë anëtarësimin në BE. Lufta në Ukrainë ka sjellë kompleksitete shtesë në këto procese integrimi.

Strategjia e Rusisë në Ballkanin Perëndimor është përqendruar në thellimin e varësisë rajonale ndaj energjisë ruse, duke shfrytëzuar pozicionin e saj në institucionet ndërkombëtare për të penguar zgjidhjet e udhëhequra nga Perëndimi, dhe promovimin e narrativave anti-perëndimore. Ajo kërkon të zgjerojë ndikimin e saj ndaj shteteve fqinje, vendet evropiane dhe Ballkanin Perëndimor përmes një sërë “kërcënimesh hibride”, duke përfshirë dezinformimin, sulmet kibernetike, presionin ekonomik, presionin ushtarak dhe ndërhyrjen politike. Ekspertët vlerësojnë se Rusia ndan midis 1 miliard dhe 4 miliardë dollarë çdo vit për përpjekjet e saj të luftës së informacionit.2 Për shembull, në vitin 2021, autoritetet e Kosovës arrestuan gazetares rus Daria Aslanova, e cila po përhapte propagandë ruse dhe dyshohej për spiunazh.

Ndërkohë që disa vende të BE-së janë në dijeni me luftën hibride të Rusisë dhe me taktikat e saj të “shfrytëzimit si armë të gjithçkaje” si një formë ndërhyrjeje në politikën e brendshme të vendeve të tjera,4 Rusia ka rritur aktivitetet e saj armiqësore kundër vendeve të BE-së. Megjithatë, roli i BE-së në luftimin e luftës hibride, veçanërisht brenda kuadrit së sigurisë, ka fituar rëndësi të re pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia. Ky ndryshim pasqyron shqetësime në rritje mbi dëshirën gjithnjë e më të madhe të Rusisë për ndikim, shpesh të ushtruar përmes strategjisë së “shfrytëzimit si mjet lufte të gjithçkaje.” Lufta hibride është bërë një mjet për të ushtruar presion mbi territoret që ajo synon të nënshtronte, kryesisht duke synuar segmentet më të brishta të atyre shoqërive.

Kjo nënvizon nevojën urgjente për të kuptuar më mirë format tradicionale të luftës hibride që Rusia përdor kundër kundërshtarëve të saj, të cilët në narrativ përshkruhen si vendet e BE-së dhe Ballkani Perëndimor. Justifikimi i brendshëm për këto veprime shpesh sillet rreth retorikës së një “luftë kundër Perëndimit,” e cila paraqitet si një kërcënim gjithmonë i pranishëm. Ky narrativ është hartuar me synim që të konsolidojë mbështetjen e brendshme duke përforcuar frikën dhe një kërcënim të perceptuar të jashtëm.5

Ballkani Perëndimor shpesh shihet si një portë hyrëse për Rusinë për të zgjeruar ndikimin e saj në Evropë, duke shfrytëzuar dobësitë etnike, shoqërore dhe fetare lokale për të ndarë komunitetet dhe për të dobësuar kohezionin rajonal. Aktivitetet dhe ndërhyrjet e Rusisë në rajon përputhen ngushtë me strategjinë e saj më të gjerë globale, duke e paraqitur veten si një fuqi anti-koloniale që pretendon të mbrojë grupe të ndryshme etnike dhe fetare, ndërsa njëkohësisht zhvillon një luftë brutale në Ukrainë. Përmes kërcënimeve, frikësimit dhe luftës hibride, Rusia kërkon të ushtrojë presion jo vetëm mbi fqinjët e saj, por edhe mbi Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian.

Roli i NATO-s dhe BE-së është themelor në pengimin e luftës hibride të Rusisë, veçanërisht duke zhvilluar dhe përforcuar strategji për t’iu kundërvënë politikës së “armatimit” të Rusisë. Kjo i referohet kapaciteteve të tyre të kombinuara: NATO qëndron në ballë të pengimit, mbrojtjes dhe luftës hibride përmes gatishmërisë së saj ushtarake dhe strukturës së unifikuar të komandës, duke i mundësuar forcave të armatosura kombëtare të stërviten dhe, kur është e nevojshme, të luftojnë së bashku. Ndërkohë, BE-ja ofron integrimin politik dhe ekonomik të domosdoshme për përballimin e hibridizimit të luftës, veçanërisht në kontekstin e tranzicioneve aktuale energjetike dhe teknologjike. BE-ja, duke rritur rolin e saj në politikën e mbrojtjes, duhet së pari të krijojë një treg të vetëm për mbrojtjen, të bëjë investime të përbashkëta në kapacitetet mbrojtëse të BE-së dhe të vendosë marrëveshje me industrinë dhe bizneset për të krijuar një ‘kompleks ushtarako-industrial evropian’.

© Ky raport është përgatitur nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Qendra për Studime të Sigurisë “CENSS”, Ukrainë, me financim nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur – Ballkani Perëndimor. Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura janë të autorëve/eve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimet e Fondacionit të Shoqërisë së Hapur – Ballkani Perëndimor.