26/01/2017
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)
Think Tank Fund- Fondacioni për Shoqëri të Hapur
Rudina Jakupi & Vesë Kelmendi
Raporti, ndër të tjera, konstaton se ka një grup faktorësh shtytës dhe tërheqës, që i nxisin gratë nga Kosova për t'u bashkuar me këto organizata. Këto motive përfshijnë faktorët ideologjikë dhe socio - ekonomikë, motivet personale dhe joshjen nga rekrutuesit. Teksa shumica e grave që janë bashkuar me organizatat e dhunshme ekstremiste shihen si viktima dhe jo dhunuese, është gjithashtu e vërtetë se ka gra që e shohin si fuqizim përfshirjen në konfliktet në Siri dhe Irak.