15/09/2014
Olivera Injac, Rrezarta Reka Thaqi, Kaltrina Selimi dhe Remzie Zeqiraj
Ky botim i përmbledh rezultatet e katër analizave të bëra prej tre hulumtuesve të pavarur, dhe të një analisteje të një institucioni të sigurisë. Të gjeturat kryesore të secilit prej punimeve bëjnë thirrje për përfaqësim dhe punësim të barabartë gjinor në shërbimet dhe institucionet e sigurisë. Qëllimi i këtij botimi është që të ofrojë një analizë gjithëpërfshirëse të situatës së përgjithshme të përfaqësimit të femrës në institucionet e sigurisë së Kosovës, dhe të nivelit të zbatimit të Planit nacional të veprimit për zbatimin e rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit.