1/07/2008
Çështjet e menaxhimit të emergjencave paraqesin një nga segmentet më komplekse dhe shumë të ndjeshme të çdo shoqërie. Secili vend i kushton prioritet gatishmërisë emergjente ngase çdo masë preventive do t’i minimizonte katastrofat natyrore të cilat mund të i kanosen shtetit. Koncepti i mbrojtjes civile kryesisht i takon punëve të brendshme të shteteve megjithatë është e metë të thuhet se kjo është kompetencë ekskluzive vetëm e një shteti. Katastrofat natyrore mund të ndodhin jo vetëm brenda një shteti - ato mund të kenë reperkusione rajonale e më gjerë. Realisht, çështjet e mbrojtjes civile tashmë po marrin më shumë karakter ndërkombëtarë.