Funksionet e kontrollit të institucioneve të pavarura shtetërore në sektorin e sigurisë në Kosovë: Avokati i Popullit, Auditori i Përgjithshëm dhe Agejncia Kundër Korrupsionit

15/07/2010

Funksionet e kontrollit të institucioneve të pavarura shtetërore në sektorin e sigurisë në Kosovë: Avokati i Popullit, Auditori i Përgjithshëm dhe Agejncia Kundër Korrupsionit
E PUBLIKUAR NGA

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)

AUTORË

Robert MUHARREMI, Florian QEHAJA, Mentor VRAJOLLI, Skënder PËRTESHI

Shkarko

Kuvendi i Kosovës ka themeluar Avokatin e Popullit, Auditorin e Përgjithshëm dhe Agjencinë Kundër Korrupsionit, si institucione të pavarura shtetërore. Këto institucione kanë një rol shumë të rëndësishëm në sigurimin e zbatimit të kontrollit reciprok dhe respektimin e plotë të sundimit të ligjit nga të gjitha autoritetet publike, duke përfshirë institucionet e reja të sigurisë në Kosovë. Derisa kornizat ligjore, institucionale dhe të politikave në fuqi janë në pajtim me standardet demokratike të njohura ndërkombëtarisht, ato ende vuajnë nga dykuptimësitë në formulimet ligjore, si rezultat i mungesës së përvojës së hartimit ligjor. Gjithashtu, zbatimi i këtyre kornizave ka mbetur mbrapa për shkak të ndërhyrjeve politike të pavend, që e pengojnë seriozisht funksionimin e paanshëm dhe efektiv të këtyre institucioneve të pavarura. Këto ndërhyrje përfshijnë:

• mungesën e vazhdimësisë nga ana e qeverisë dhe parlamentit për rezultatet dhe rekomandimet e dorëzuara atyre nga institucionet e pavarura;

• përpjekjet nga ana e qeverisë për të ndikuar në përbërjen dhe rezultatet e tyre;

• kuadrot joadekuate dhe ndarjen joadekuate e burimeve financiare;

• keqpërdorimin e dykuptimësive në legjislacionin ekzistues si rezultat i hartimit ligjor të dobët;

• mungesën e mbështetjes politike nga ana e qeverisë dhe parlamentit;

• asistencën e pamjaftueshme nga sektori i drejtësisë.

Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës duhet të udhëheqin si shembull i mirë dhe të demonstrojnë publikisht mbështetjen e palëkundur për institucionet e pavarura. Ata, duhet ta respektojnë pavarësinë e tyre të garantuar me kushtetutë dhe ligj. Përndryshe, nëse vazhdojnë praktikat aktuale, atëherë institucionet e sigurisë nuk do të kenë motiv për të bashkëpunuar me institucionet e pavarura. Sidoqoftë, thjeshtë ata kanë “kompetenca të buta” dhe gjithashtu varen plotësisht nga departamenti shumë i dobët i drejtësisë për zbatimin e veprimeve.