FORCA E SIGURISË E KOSOVËS ËSHTË USHTRI - ARGUMENTET JURIDIKE

3/07/2016

FORCA E SIGURISË E KOSOVËS ËSHTË USHTRI - ARGUMENTET JURIDIKE
E PUBLIKUAR NGA

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)

Mbështetur nga

Kosovar Center for Security Studies (KCSS)

AUTORË

Robert MUHARREMI

Shkarko

Në këtë mendim juridik do të argumentohet që sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, FSK veç është forcë ushtarake dhe nuk ka nevojë që të ndryshohet Kushtetuta për të eliminuar kufizimet aktuale që e pengojnë atë të jetë forcë e plotë ushtarake. Të gjitha kufizimet aktuale mund të eliminohen përmes ndryshimit të legjislacionit përkatës brenda dispozitave ekzistuese të Kushtetutës.

Ndryshimi i Kushtetutës do të kërkonte miratimin e dy të tretave (2/3) e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, përfshirë dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve të Kuvendit që mbajnë vende të rezervuara ose të garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve që nuk janë shumicë në Republikën e Kosovës (neni 144.2 i Kushtetutës). Në anën tjetër, pasi që legjislacioni për FSK nuk paraqet legjislacion me interes vital (neni 81 i Kushtetutës), ndryshimi i legjislacionit për FSK do të mund të miratohej nga Kuvendi i Kosovës vetëm me shumicën e votave të deputetëve të pranishëm dhe që votojnë (neni 80.1 i Kushtetutës).

 

Pikëpamjet e shprehura në këtë studim janë të autorit dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë dhe partnerëve.