Cilat janë Perceptimet e Qytetarëve të Kosovës për Marrëdhëniet Ndëretnike: Rezultatet e e anketës lidhur me nxitjen e marrëdhënieve dhe pajtimit ndëretnik

31/12/2022

Cilat janë Perceptimet e Qytetarëve të Kosovës për Marrëdhëniet Ndëretnike: Rezultatet e e anketës lidhur me nxitjen e marrëdhënieve dhe pajtimit ndëretnik
E PUBLIKUAR NGA

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë

Mbështetur nga

Fondi i Paktit të Stabilitetit i Ministrisë së Jashtme Federale Gjermane

AUTORË

Shpat Balaj, Gramos Sejdiu

Shkarko

Çështjet politike në vijimësi dhe tensionet e pazgjidhura ndërmjet komuniteteve si rezultat i luftës në Kosovë në vitin 1999 vazhdojnë të paraqesin pengesa për avancimin e marrëdhënieve ndëretnike në vend. Bashkëpunimi ndëretnik në Kosovë, veçanërisht ndërmjet shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve të Kosovës, ende pengohet nga trajtimi joadekuat i krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut. Deri më sot, përpjekjet për të thyer ngërçin në marrëdhëniet ndëretnike janë bërë kryesisht në margjinat e dialogut Kosovë-Serbi, i cili filloi në vitin 2011, duke lënë në hije procesin e mundshëm të pajtimit dhe bashkëpunimit shoqëror. Si rezultat, në vend të një debati shoqëror që përpiqet të zbulojë të përbashkëtat dhe të minimizojë pabarazitë, perspektiva e popullatës serbe dhe shqiptare në Kosovë në lidhje me gjendjen e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të tyre të ndërsjellë ka mbetur disi e mjegullt dhe me prirje ndaj proceseve politike. Prandaj, ky raport synon të pasqyrojë pikëpamjet e këtyre dy komuniteteve për statusin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndëretnik në Kosovë bazuar në gjetjet e anketës së realizuar si pjesë e projektit “FIECR - Nxitja e bashkëpunimit dhe pajtimit ndëretnik”, i cili u nis nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Iniciativa e Re Sociale (NSI) nga fundi i tetorit dhe fillimi i nëntorit 2022. Raporti përbëhet nga katër kapituj kryesorë. Kapitulli i parë përmbledh perceptimet e qytetarëve për gjendjen e marrëdhënieve ndëretnike në Kosovë, ndërsa pasohet nga kapitulli i dytë me fokus në pikëpamjet e qytetarëve për bashkëpunimin ndëretnik. Nga ana tjetër, kapitujt tre dhe katër ofrojnë një përmbledhje të gjetjeve të anketës në lidhje me përfaqësimin e perceptuar të komunitetit shqiptar dhe serb në institucionet e nivelit komunal dhe qendror, si dhe pranimin e grupeve të tjera etnike në komunitetet e tyre përkatëse.

Verzioni serbisht i raportit mund te shkarkohet ketu