Cilat janë 20 Rregullat që duhet të respektohen për Themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë Serbe në Kosovë?

10/11/2023

 Cilat janë 20 Rregullat që duhet të respektohen për Themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë Serbe në Kosovë?
E PUBLIKUAR NGA

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë

AUTORË

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë

Shkarko

Themelimi i Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë (AKS) është paraparë me dy marrëveshje kyçe nga dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë:“Marrëveshja e Parë që Rregullon Parimet e Normalizimit të Marrëdhënieve (shkurt Marrëveshja e vitit 2013) e arritur më 19 prill 2013 e cila u ratifikua nga Kuvendi i Kosovës në maj të vitit 2013 dhe marrëveshja për “Asociacionin/ Bashkësinë e komunave me shumicë serbe në Kosovë – parimet e përgjithshme/elementet kryesore ” është nënshkruar më 25 gusht 2015 nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës z. Isa Mustafa dhe homologu i tij serb z. Aleksandar Vuçiq. (shkurt Marrëveshja e vitit 2015). 

Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe (AKS), për shkak të lidhjes së saj me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale, ka për qëllim të shërbejë si mekanizëm për të lehtësuar më tej integrimin e komunitetit serb në Kosovë në sistemin juridik dhe politik të Kosovës. Ideja e Asociacionit/Bashkësisë të komunave me shumicë serbe në Kosovë bazohet në Kushtetutën e Kosovës, propozimin gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës (Plani i Ahtisaarit), dhe Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale. 

AKS-ja do të përbëhet nga 10 komuna me shumicë serbe në Kosovë, përkatësisht: Mitrovica e Veriut/Severna Mitrovica, Zubin Potok, Zveçan/Zvečan, Leposaviq/Leposavić, Graçanica/Gračanica, Shtërpca/Štrpce, Novobërda/Novo Brdo, Kllokot/ Klokot, Ranillug/Ranilug and Partesh/Parteš.