19/03/2024
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë
Ky dokument shqyrton pasojat dhe shqetësimet e mundshme rreth “Projektit 5000” të Serbisë, me theks pse ai meriton vëmendjen jo vetëm të vendeve fqinje në Ballkanin Perëndimor, por edhe të NATO-s. Nisur nga peizazhi gjeopolitik, çdo përshkallëzim i konfliktit brenda këtij rajoni ndikon drejtpërdrejt në interesat strategjike të NATO-s, duke marrë parasysh praninë e saj të rëndësishme në Ballkan. Për më tepër, mbështetja e hapur ushtarake e Rusisë ndaj Serbisë dhe avokimi i saj për një qasje militariste ndaj Kosovës përbënë një shqetësim të veçantë. Ky qëndrim i Rusisë mund të interpretohet si një përpjekje për të inkurajuar Serbinë për të miratuar një ndërhyrje ushtarake në Kosovë, duke i shërbyer qëllimeve të dyfishta për Rusinë: zhvendosja e fokusit ndërkombëtar nga pushtimi brutal i Ukrainës dhe minimi i besueshmërisë dhe ndikimit të NATO-s në rajon.
Situata e zhvilluar nënvizon një strategji më të gjerë të Rusisë për të shfrytëzuar tensionet rajonale, duke sfiduar kështu procesin e integrimit euroatlantik. Manovrimet e tilla jo vetëm që kërcënojnë të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor, por gjithashtu synojnë të thyejnë unitetin evropian dhe të dobësojnë koherencën strategjike të NATO-s, veçanërisht sa i përket krahut të saj lindor dhe angazhimit më të gjerë në zgjidhjen e konflikteve dhe përpjekjet paqeruajtëse