Perceptimet e qytetarëve dhe përgjigja e komunitetit ndaj luftëtarëve të huaj të kthyer në Kosovë - Edicion Special i Barometrit Kosovar të Sigurisë

21/05/2018

Perceptimet e qytetarëve dhe përgjigja e komunitetit ndaj luftëtarëve të huaj të kthyer në Kosovë - Edicion Special i Barometrit Kosovar të Sigurisë
E PUBLIKUAR NGA

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)

Mbështetur nga

National Endowment for Democracy (NED)

AUTORË

Vesë Kelmendi

Shkarko

Ky raport ndahet në tri pjesë. Pjesa e parë e raportit përbëhet nga një përshkrim i përgjithshëm i perceptimit të publikut mbi ekstremizmin e dhunshëm bazuar të dhënat e grumbulluara në vitin 2017. Këto kategorizohen në kërcënime të motivuara në bazë etnike, ekstremizëm të dhunshëm me bazë fetare dhe ekstremizëm të dhunshëm të motivuar politikisht. Përveç kësaj, raporti analizon qëndrimin e të anketuarve ndaj çështjeve kombëtare dhe fetare.

Pjesa e dytë dhe kryesore e raportit paraqet perceptimet e të anketuarve për ish-luftëtarët e kthyer. Ajo vlerëson kërcënimin dhe rrezikun, si dhe gatishmërinë e komunitetit për t’i pranuar ata aty ku jetojnë dhe perceptimet e përgjithshme në lidhje me trajtimin e ish-luftëtarëve të kthyer. Gjetjet e këtij raporti kategorizohen në bazë të karakteristikave të mëposhtme të të anketuarve: zona e banimit (rurale/urbane), komuniteti ku jetojnë, gjinia dhe mosha.

Në fund, pjesa e tretë e raportit analizon besimin ndaj qeverisë, kuvendit, gjykatave, prokurorisë dhe Policisë së Kosovës, të gjithë hisedarëve kryesorë në zbatimin e Strategjisë së Kosovës për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Raporti përmbledh gjithashtu trendet përgjatë viteve sa i përket besimit ndaj Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK).