BASHKËPUNIMI POLICOR MES KOSOVËS DHE SERBISË

3/07/2015

BASHKËPUNIMI POLICOR MES KOSOVËS DHE SERBISË
E PUBLIKUAR NGA

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)

Mbështetur nga

Qeveria e Mbretërisë së Norvegjisë

AUTORË

Shpend Kursani

Shkarko

Ky dokument ka për qëllim të sjell pak dritë në marrëdhëniet e bashkëpunimit policor mes Kosovës dhe Serbisë. Mosmarrëveshjet politike mes Kosovës e Serbisë kanë gabime substanciale për menaxhimin dhe kontrollin e duhur mbi kufijtë e përbashkët, veçanërisht anën më të ndjeshme të Kosovës, atë veriore. Kjo hap dyert për tu përhapur kontrabanda e migrantëve, të cilët pastaj vazhdojnë rrugën për Hungari, Zvicër apo në vendet tjera të Evropës. Për më tepër, mungesa e bashkëpunimit dhe patrullimit të shpeshtë kufitar në mes Kosovës dhe Serbisë bëjnë që drurët e pyjeve shpesh të përfundojnë të prera, e sidomos në pjesën veriore të Kosovës. Nëse vazhdon kjo tendencë, atëherë zona mund të shpyllëzohet shpejtë, duke shkaktuar dëme kolaterali si për Kosovën ashtu edhe Serbinë.

Ky dokument është hartuar në kuadër të projektit: “Forumi Hulumtues për Siguri: Beograd – Prishtinë – Tiranë” I mbështetur nga Qeveria e Mbretërisë së Norvegjisë. Hulumtimi është mbështetur gjithashtu nga Trusti Ballkanik për Demokraci, Programi Profesional për Shkëmbim të Punës dhe Përvojës dhe me mbështetje të Zyres së Jashtme dhe Komonuelthit të Mbretërisë së Bashkuar. Pikëpamjet dhe analizat e paraqitura në këtë publikim janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Qeverisë Norvegjese dhe të Mbretërisë së Bashkuar apo prej organizatave të lidhura.