12/12/2013
Edicioni i tretë i Barometrit Kosovar të Sigurisë vazhdon të shërbej si një platformë për ofrimin e të dhënave të sakta dhe të besueshme rreth përceptimeve të opinionit publik mbi situatën aktuale politike dhe të sigurisë. Raporti do të ofrojë një përmbledhje të perceptimeve të qytetarëve në Kosovë rreth knaqëshmërisë me institucionet e sigurisë (Policia, EULEX, KFOR, AKI, FSK, Doganat, MPB, MPJ) dhe institucionet e drejtësisë, perceptimet e tyre mbi rreziqet e brendshme dhe të jashtme, përceptimet mbi korrupsionin; legjitimitetin e Qeverisë dhe Kuvendit; stabilitetin politik dhe bashkëpunimin rajonal dhe dialogun Prishtinë - Beograd.
Sondazhi është realizuar gjatë muajit Tetor 2013 përmes intervistave ballë-për-ballë me amvisëri në gjithë territorin e Kosovës. Pyetësori dhe intervistat janë realizuar nga ekipi i QKSS-së përfshirë 30 hulumtues në teren dhe 10 hulumtues të angazhuar në mbikëqyrjen e hulumtuesve në terren dhe monitorimin e përpunimit të të dhënave. Mostra kombëtare ka përfshirë gjithsej 1119 amvisëri dhe përfaqëson opinionet e qytetareve mbi moshën 18 vjet ose me te vjetër të të gjitha etnive ne Kosove. Projekti Barometri Kosovar i Sigurisë mbështetet nga Fondacioni Amerikan National Endowment for Democracy (NED)