Barometri Kosovar i Sigurisë - Edicion Special Perceptimet e qytetarëve për kërcënimet e reja të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë

12/02/2019

Barometri Kosovar i Sigurisë - Edicion Special  Perceptimet e qytetarëve për kërcënimet e reja të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë
E PUBLIKUAR NGA

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)

Mbështetur nga

National Endowment for Democracy (NED)

AUTORË

Vesë Kelmendi

Shkarko

Qeveria e Kosovës për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm, 2 në vitin 2018, janë 48 përqind të të intervistuarve që konsiderojnë se institucionet e Kosovës duhet të përqendrohen më shumë në programet e parandalimit, sepse situata është e njëjtë dhe nuk vërehen ndryshime në këtë drejtim.

 

Raporti përbëhet nga analiza e të dhënave mbi perceptimet lidhur me kërcënimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe besimin ndaj aktorëve të përfshirë në parandalimin e këtij fenomeni. Ai ndahet në tri seksione kryesore: i pari përqendrohet në perceptimet e përgjithshme rreth ekstremizmit të dhunshëm dhe formave të tjera të ekstremizmit, si: dhuna e motivuar etnikisht, dhuna politike dhe dhuna e motivuar fetarisht; i dyti përshkruan perceptimet ndaj rreziqeve dhe kërcënimeve të luftëtarëve të kthyer, si dhe gatishmërinë e komunitetit për të pranuar ish-luftëtarët e huaj dhe gra/fëmijë; seksioni i fundit fokusohet në perceptimet ndaj aktorëve të përfshirë në zbatimin e strategjisë të parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë.

 

Ky raport është publkuar në kuadër të programit Barometri Kosovar i Sigurisë. Perceptimet e paraqitura në këtë  raport janë përmbledhje e përgjigjeve të marra nga të anketuarit dhe tregojnë mënyrën si i perceptojnë ata institucionet. Ky nuk është vlerësim përfundimtar i punës së institucioneve që janë temë e këtij studimi. Raporti do t’u shërbejë atyre si instrument për të adresuar mangësitë e mundshme, por edhe si tregues i efektivitetit të komunikimit të tyre me qytetarët.

 

Pikëpamjet e paraqitura në këtë raport janë perceptimet e të anketuarve  dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë. Opinionet e shprehura në këtë raport nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e National Endowment for Democracy (NED).