Analizë Kritike e Diskursit: (De)Konstruktimi i Diskursit të EULEX-it

7/09/2012

Analizë Kritike e Diskursit: (De)Konstruktimi i Diskursit të EULEX-it
E PUBLIKUAR NGA

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)

AUTORË

Violeta FERATI

Shkarko

Raporti është përqendruar në analizën e diskursit kritik për të evidentuar tendencat e gjuhës së përdorur nga EULEX-i bazuar në deklaratat zyrtare dhe raportet e tyre. Prandaj qëllimi i këtij hulumtimi përbën zbulimin e marrëdhënies së padukshme në mes të EULEX-it dhe institucioneve kosovare, gjë që nuk ka ndodhur në hulumtimet e deri tashme për praninë ndërkombëtare civile dhe ushtarake.

Në hulumtimin “Analiza Kritike e Diskursit: (De)Konstruktimi i Diskursit të EULEX-it” prezentohet po ashtu një aneks statistikor i cili reflekton frekuencat (shpeshtësinë) e terminologjisë së përdorur nga EULEX në periudhën 2009-2012. Ky hulumtim ka zbuluar se sa herë është përdorur termi: multi-etnicitet, komunitete jo-shumicë, llogaridhënia, transparenca, pajtimi, autoritete vendore, interferim politik etj.,përgjatë periudhës së lartpërmendur.