26/03/2021
Projekti u organizua nga Qendra e Gjenevës për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF) dhe Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë (BCSP) dhe u zhvillua nga muaji shkurt 2009 deri në prill 2012. Ky projekt solli bashkë shtatë institute nga Ballkani Perëndimor për të vlerësuar dhe monitoruar reformimin e sektorit të sigurisë në vendet e tyre. Ky botim synon të japë një pasqyrë të pavarur hulumtuese – përmbledhjen mbi arritjet kryesore dhe dobësitë në llogaridhënien e sektorëve të sigurisë të Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kroacisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Kosovës dhe Serbisë, dhe të pasqyrojë ndikimin e efektit të gjendjes së tanishme në rrugen e këtyre vendeve drejt tranzicionit demokratik.