3/11/2023
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë
Mosmarrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet një sfidë e madhe për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor. Në veçanti, sulmi terrorist i Banjskës i kryer nga militantët serbë kundër Policisë së Kosovës më 24 shtator 2023 (me mbështetjen e aparatit shtetëror të Serbisë, sipas hetimeve të autoriteteve kosovare) nxjerr në pah nevojën urgjente për një zgjidhje të qëndrueshme të mosmarrëveshjes së vazhdueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Rruga më premtuese drejt një zgjidhje të tillë qëndron në zbatimin e plotë të Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë (APN), e cila u dakordua verbalisht në Bruksel në shkurt të vitit 2023, për shkak se presidenti serb Vuçiq refuzoi ta nënshkruajë atë.
Bazuar në informatat në dispozicion, është evidente se bashkësia ndërkombëtare, duke përfshirë Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, presin që Kosova të ndërmarrë masat e nevojshme që çojnë në themelimin e Asociacionit së Komunave me shumicë Serbe në Kosovë (AKS), në përputhje me kornizën e saj kushtetuese dhe ligjore. Në të njëjtën kohë, Serbia pritet të ndërmarrë veprime konkrete drejt njohjes joformale të pavarësisë së Kosovës, shpesh të quajtur njohje de facto ose njohje funksionale. Të dy objektivat janë elementë themelor të Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë (APN).
Ky pasqyrim politikash synon të paraqesë një sekuencë alternative veprimesh, me aspiratën për të përmbushur pritshmëritë e të gjitha palëve të përfshira në procesin e pajtimit.
Raportin në gjuhën serbe mund t'a gjeni këtu.