VLERËSIMI I MBIKËQYRJES DEMOKRATIKE TË MEKANIZMAVE TË SIGURISË NË NIVELIN LOKAL NË KOSOVË

QKSS Publikoi Raportin "Vlerësimi i Mbikëqyrjes Demokratike dhe Mekanizmave të Qeverisjes së Këshillave Komunale për Siguri në Bashkësi".

VLERËSIMI I MBIKËQYRJES DEMOKRATIKE TË MEKANIZMAVE TË SIGURISË NË NIVELIN LOKAL NË KOSOVË

Rreth Projektit

Ky raport është  produkt kualitativ i cili si është rezultat i një pune intensive katër mujore të ekipit hulumtues të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) në partneritet me Qendrën e Gjenevës për Kontroll Demokratik të Forcave të Armatosura (e njohur si DCAF Geneva) dhe është publikuar me 6 Maj 2010.

Raportin mund ta gjeni të publikuar në gjuhën Shqipe, Serbe dhe Angleze në Link-un në vazhdim:

"Vlerësimi i Mbikëqyrjes Demokratike dhe Mekanizmave të Qeverisjes së Këshillave Komunale për Siguri në Bashkësi"

__________________________

Ky projekt synon të vlerësoj se në çfarë mase Këshillat Komunale të Sigurisë në Bashkësi (KKSB) janë funksionale dhe se si i kanë implementuar komunat detyrimet ligjore për krijimin e KKSB-ve. Pjesë e këtij publikimit i cili do të nxirret në fund të këtij projekti do të jetë participimi i komuniteteve në ngritjen e problemeve të sigurinë në nivel lokal, e sidomos një theks i veçantë do ti kushtohet rolit të OJQ-ve, mediumeve lokale, dhe qytetarëve. Për më tepër, pasi që ky projekt synon ti përfshijë komunat e përbëra me shumicë nga komunitete e vogla etnike, matja e participimit të tyre në këtë proces do të jetë gjithashtu temë e këtij hulumtimi.

Në vazhdim përveç çështjeve të lartcekura, ky projekt do të vlerësoj edhe atë se a janë bërë vlerësime për rreziqet dhe kërcënimet që e kanosin sigurinë nëpër komuna dhe nëse po, a përputhen këto vlerësime me specifikat e këtyre lokaliteteve. Ky projekt do të bazohet në gjetjet kualitative siç janë intervistimi i akterëve, infrastruktura ligjore në këtë fushë, literatura ndërkombëtare, njohuritë e ekspertëve dhe gjithashtu në hulumtimet e bëra nga organizatat e tjera ndërkombëtare dhe vendore në këtë fushë.

Ky projekt mbështetet nga DCAF Gjeneva.

Projekti ka filluar nga 15 Shtator 2009 dhe do të përfundoj me 15 Dhjetor 2009.

Publikimit i këtij hulumtimit do të përcillet me organizimin e një tryezë të rrumbullakët në mesin e muajit Dhjetor. Për ata që janë të interesuar që të marrë pjesë në këtë tryezë të rrumbullakët, ju lutem të na shkruani në E-mail adresën [email protected].