Çështjet e menaxhimit të emergjencave paraqesin një nga segmentet më komplekse dhe shumë të ndjeshme të çdo shoqërie.
Çështjet e menaxhimit të emergjencave paraqesin një nga segmentet më komplekse dhe shumë të ndjeshme të çdo shoqërie. Secili vend i kushton prioritet gatishmërisë emergjente ngase çdo masë preventive do t’i minimizonte katastrofat natyrore të cilat mund të i kanosen shtetit. Koncepti i mbrojtjes civile kryesisht i takon punëve të brendshme të shteteve megjithatë është e metë të thuhet se kjo është kompetencë ekskluzive vetëm e një shteti. Katastrofat natyrore mund të ndodhin jo vetëm brenda një shteti - ato mund të kenë reperkusione rajonale e më gjerë. Realisht, çështjet e mbrojtjes civile tashmë po marrin më
shumë karakter ndërkombëtarë.
Ky hulumtim ka gjetur dobësi dhe mungesa të theksuar në këtë segment. Që nga niveli strategjik, mungon fillimisht strategjia gjithpërfshirëse e sigurisë e cila do t’i parashihte kërcënimet dhe rreziqet, në këtë rast ato që vijnë nga katastofat natyrore dhe nga faktori njeri. Vlerësimi i kërcënimeve dhe rreziqeve shtrohet si një nevojë e menjëhershme në Kosovë. Pastaj, vërehet një mungesë e shtuar rreth informimit të qytetarëve lidhur me çështjet e gatishmërisë emergjente. Kjo aq më parë që një informim i mirëfilltë do të ndikonte në ngritjen e vetëdijës së qytetarëve për këtë lëmi shumë të rëndësishme.
Gjendja e Emergjencave dhe Mbrojtjes Civile në Republikën e Kosovës - vlerësim