Udhëheqësi i Programit dhe Hulumtimeve të QKSS, Z. Armend Muja ka marrë pjesë në një vizitë në Greqi të organizuar nga KIPRED dhe ELIAMEP nga 21 deri me 24 shkurt 2013. Qëllimi i vizitës ishte për t'u takuar me përfaqësuesit politik grekë, shoqërinë civile dhe akademik, për të përforcuar nevojën për përmirësimin e marrëdhënieve Kosovë-Greqi.
Z. Muja zhvilloi një takim me studentët në Qendrën Dukakis, Kolegjin Amerikan në Selanik dhe mbajti një ligjëratë përpara një audience të studentëve pasuniversitar në Universitetin e Athinës.
Pjesëmarrja e QKSS është një kontribut për një seri takimesh ndërkombëtare të organizuara në shtetet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.